English

Tendenca e re, ngjyrosja e pjesëve intime

Nju Jork, 31 mars, NOA - Kompania amerikane, "BettyBeauty" ka hedhur në treg produktin ngjyrues për pjesët intime. Ngjyrat përfshijnë nuanca të ndryshme duke filluar nga ato më të lehta e deri te më të errëtat.Kompania, hedhjen e produktit në treg, e ka shoqëruar me shumë spote e lojëra gazmore.

"Mendoni një takim erotik. Ju mund të dukeni të gjallë, të dëshirueshëm dhe të gatshëm. Çfarë është më mirë se një shaka e tillë. Ju vendosni se cila është ngjyra që ju përgjigjet dhe ne jemi të sigurt se partneri juaj do të largohet nga ju i pagojë" thuhet në reklamat e produktit.

Ideale sipas reklamuesve të produktit do të ishte dhe ngjyrosja e sqetullave, apo e qimeve të krahëve a të këmbëve, Mjafton të zgjidhet ngjyra e dëshiruar për një trup perfekt të ngjyrosur.

a.k/NOA

KOMENTE