English

Topalli-Pitela: PE mbështet dialogun politik

Tiranë, 31 mars, NOA - "Parlamenti është shtëpia e të gjithëve dhe ne favorizojmë dialogun në parlament". Kjo është deklarata që ka bërë gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Gianni Pitela

Duke u ndalur në situatën politike, Kryetarja e Kuvendit, Topalli është shprehur se detyra e saj është që ti krijoj të gjitha kushtet opozitës për të qenë pjesë e Kuvendit.

"Unë shpresoj që deputetët e opozitës të bëhen pjesë, jo vetëm e transparencës së zgjedhjeve më të mira e të ndershme të realizuara në Shqipëri, por mbi të gjitha të luajnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm në debatet për ekonominë, shëndetin, arsimin, rrogat e pensionet", ka thënë Topalli.

Topalli dhe Pitela kanë diskutuar dhe për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar numri dy të PE-së, Pitela mbështetje për heqjen e vizave në Parlamentit Europian, por edhe përmes influencës së tij në raportet më përfaqësues të lartë të politikës europiane.

Nga ana e tij, Pitela ka garantuar përkrahjen dhe influencën e tij personale gjatë procesit të heqjes së vizave, si dhe në përshpejtimin e proceseve integruese.

m.xh/NOA

KOMENTE