Kabul, 1 prill, NOA - Nëse në vendet me demokraci problematike ndërkombëtarët janë "arbitri" që garanton transparencën e zgjedhjeve, në Afganistan qeveria akuzon përfaqësuesit e OKB dhe BE për vjedhjen e votave.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, në një deklaratë të bërë sot, ka akuzuar zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian, për vjedhje "të mëdha" gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe provinciale, të cilat u mbajtën vitin e kaluar.
Sipas tij përgjegjës për vjedhjen e votave ishin ndërkombëtarët dhe jo afganët.
"Shkaku përse ndërkombëtarët po i bënin të gjitha këto është një çështje tjetër, ata dëshironin që të kenë regjim kukull, ta kenë një qeveri, që u shërben, ose ata dëshirojnë të sjellin një situatë tjetër në këtë vend", u shpreh Hamid Karzai, në një takim me punonjësit e institucioneve zgjedhore sot në Kabul.
m.xh/NOA