Fier, 1 prill, NOA - Një 34 vjeçar nga qyteti i Patosit është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Seman-Fier. Nikolai Hoxha, 34 vjeç ka aksidentuar dje në orën 19:00 tetë vjeçarin me inicialet I.S. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Seman - Fier, në vendin e quajtur Hoxharë e Vjetër.
Drejtuesi i mjetit tip "BENZ" me targë FR 3041 D, përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë dhe i dehur.
Për pasojë, nga aksidenti ka pasur dëmtime serioze tetë vjeçari I.S. Pas ndihmës së parë mjekësore që i është dhënë në spitalin e Fierit, ai është dërguar në mënyrë urgjente në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr mjekimet përkatëse.
Për drejtuesin e mjetit rëndojnë dy akuza, ajo e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe "Drejtim i mjetit në gjendje të dehur".
m.xh/NOA