English

Atentatet në Moskë, çeçenët marrin autorësinë

Moskë, 1 prill, NOA - Pas atentatit të dyfishtë në metronë e Moskës, ku humbën jetën 39 vetë, kryetari i rebelëve çeçenë, Doku Umarov, ka marrë përgjegjësinë për aktin. Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare.

"Atentatet vetëvrasëse janë akt hakmarrjeje për vrasjen e civilëve nga forcat ruse të sigurisë", ka thënë Umarov në një video të publikuar në internet.

Por dy atentatet e fundit nuk do të jenë të vetmet. Umarov paralajmëroi atentate të tjera në qytetet ruse.

Në vitin 2007 Umarov pati krijuar të ashtuquajturin "Emirat i Kaukazit". Në llogari të kësaj organizate shkojnë një numër i madh atentatesh në Rusi. Të mërkurën në republikën ruse në Kaukaz, Dagestan, vazhdoi vala e terrorit: në dy atentate vetëvrasëse humbën jetën të paktën 12 persona.

m.xh/NOA

KOMENTE