English

Berisha: Rama reagoi brutalisht për Sheshin

Tiranë, 1 prill, NOA Update - "Unë nuk e ftova Edi Ramën që të rregullojë sheshin Skënderbej as për kapital politik dhe as me zemër të thyer, por për të mirën e qytetarëve, por në vend të bashkëpunimit, u mor një vendim brutal dhe i papritur prej tij".

Me këtë deklaratë, kryeministri Berisha ka sqaruar gjatë seancës plenare konfrontimin e ndodhur mes tij dhe kryebashkiakut Rama, lidhur me punimet në sheshin "Skënderbej" të kryeqytetit.

Sipas Berishës, çështja e ndërtimit të këtij sheshi është mjaft e rëndësishme pasi ky shesh është simbol i kombit dhe prandaj, duhet treguar kujdes në projektet që realizohen rreth tij.

Në këtë kontekst, ai tha se e sheh këtë debat jashtë atij politik apo përplasjeve që mund të ketë me Ramën, duke thënë se "sheshi nuk është i asnjërit, por i qytetarëve".

"Kam një problem kryesor, çështjen e trafikut, e cila duhet të zgjidhet. Prandaj, duhet të bëhen studimet e duhura dhe të merret seriozisht", deklaroi kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE