English

Cërvenkovski: Gruevski dhe Ahmeti po bëjnë teatër

Shkup, 1 prill, NOA - Kryetari i LSDM-së , Branko Cërvenkovski, ka theksuar se partnerët e koalicionit, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti po bëjnë teatër.

"Nuk besoj se midis kryeministrit Gruevski dhe Ahmetit ka krizë serioze. Ata luajnë teatër. Ata vazhdimisht kanë qëndrime kontradiktore dhe tensione, por mund të jetë edhe ashtu për të fokusuar vëmendjen e opinionit nga problemet aktuale në një vend tjetër. Por ata në mënyrë të shkëlqyeshme funksionojnë rreth tenderëve dhe furnizimeve publike", ka theksuar kryetari i partisë më të madhe opozitare, Branko Cërvenkovski, në një vizitë që zhvilloi në lagjen Nerezi i Mesëm i Shkupit, ku qytetarët nuk kanë ujësjellësin dhe përballen me probleme infrastrukturore.

"Në 2010 të jetoni në Shkup dhe të pini ujë nga kanistrat dhe kavanozët është turp dhe gjynah. Unë i bëj propozim konkret qeverisë, që të tërhiqen nga një nga luanët që do të vendosen si buste në kuadër të projektit Shkupi 2014 në sheshin e Shkupit dhe në këtë mënyrë qytetarët e Nerezit do të kenë ujë", ka porositur Cërvenkovski.

NOA-INA

KOMENTE