Tiranë, 1 prill, NOA - Ekspertët e Post-Europa kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit të Postës Shqiptare si të barabartë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Deklarata e dy ekspertëve të Post-Europës, Maire Lodi, Menaxhere Operacionale dhe Karsten Oebro Menaxher Auditi, janë bërë sot gjatë takimit me ministrin e Shtetit, Genc Pollo.
"Shqipëria në cilësinë e shërbimit të letrave postare, është tashmë pothuajse në të njëjtin nivel me atë të Bashkimit Europian", është shprehur eksperti i auditit të Post-Europës.
Audituesit e Post-Europës kanë vizituar ambientet e Filialit të Tranzit dhe Shpërndarjes të Postës Shqiptare, ku janë njohur me investimet në kuadrin e përmirësimit të cilësisë së shërbimit.
"Jam shumë i kënaqur me konkluzionet tuaja për cilësinë e Postës Shqiptare. Është e vërtetë që kemi një hap madhor përpara në këtë kompani, që është përgjegjëse për një shërbim social kaq të rëndësishëm", u shpreh ministri Pollo.
m.xh/NOA