English

Gjendet adoleshenti i zhdukur në Durrës

Durrës, 1 prill, NOA, Update - Ankthi i prindërve dhe familjarëve të 17 vjeçarit nga Durrësit ka zgjatur vetëm pak orë. Policia e qytetit bregdetar njofton se Devis Dama, i shpallur në orët e para të mëngjesit si i humbur, është gjetur mesditën e sotme rreth orën 13:30.

Në sqarimet që ka dhënë në polici, 17 vjeçari ka treguar se gjatë kohës që kërkohej në gjithë qytetin e Durrësit nga policia dhe familja, ai ka qenë i fshehu në shtëpinë e tij.

Në orët e para të mëngjesit, policia e qytetit bregdetar njoftoi humbjen e 17 vjeçarit, Devis Dama duke u bazuar në dëshmitë e prindërve. Dama ka lindur në Likmetaj dhe aktualisht është me banim në Kuraten të Durrësit.

Policia shpërndau për mediat dhe patrullat e saj profilin e adoleshentit dhe vuri në dispozicion dy numra telefoni për çdo të dhënë mbi lëvizjet e 17 vjeçarit.

m.xh/NOA

KOMENTE