English

Haiti, ndërkombëtarët akordojnë 9.9 miliardë USD ndihma

Nju Jork, 1 prill, NOA - Plot tre muaj pas tërmetit shkatërrimtar në Haiti, bashkësia ndërkombëtare i ka vënë në dispozicion vendit të shkatërruar në Karaibe 9.9 miliardë dollarë ndihmë për rindërtim.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon njoftoi se në konferencën e donatorëve në Nju Jork vetëm për dy vitet e ardhshme u mblodhën ndihma në shumë prej 5,3 miliardë dollarësh.

Kjo shumë është mjaft më e lartë nga sa pritej prej konferencës. Donatorët më të mëdhenj janë Banka Ndëramerikane për Zhvillim, Venezuela, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Ndërsa Bashkimi Evropian premtoi 1.7 miliardë dollarë ndihmë.

Si pasojë e tërmetit të rëndë në janar në Haiti humbën jetën rreth 230.000 vetë, 1,3 milionë të tjerë mbetën të pastrehë.

n.e/NOA

KOMENTE