English

Koncert për NATO-n, Shqipëria bëhet një vjeçe

Tiranë, 1 prill, NOA / Milena Selimi - Në kuadër të futjes së Shqipërisë në NATO, nesër mbrëma në Sheshin "Nënë Tereza" do të ketë një koncert të madh festiv.

Këngëtarë të ndryshëm nga të gjithë trevat e Shqipërisë do të marrin pjesë në këtë eveniment kaq të rëndësishëm për vendin.

Do të jenë grupe të ndryshme rinore dhe shumë muzikë trendi për të përballur si duhet këto festime. Qeveria është duke menduar që në të ardhmen kjo festë të ketë shtrirje më të gjerë dhe të përfaqësojë si duhet zhvillimin e Shqipërisë.

Përmasat do të jenë të tilla saqë policia ka vendosur që të marrë masa ekstreme.

Në një deklaratë për shtyp është bërë e njohur se Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, do të marrë masa për rritjen e sigurisë së rendit dhe qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti festiv.

Kufizimet mendohet që të fillojnë nga ora 15.00' deri më 24.00', përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e Lanës pranë Hotel "Dajtit" dhe deri në Sheshin "Nënë Tereza", Tiranë.

Ndërkohë për përgatitjen e këtij koncerti, kufizimet kanë filluar që ditën e sotme.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE