English

Masakër në Skrapar, djali plagos të dashurën dhe nënën

Skrapar, 1 prill, NOA - Një histori dashurie është kthyer në tragjedi në fshatin Spatharë të rrethit të Skraparit. Korrespodenti i NOA njofton se një i ri ka plagosur me armë zjarri të dashurën e tij dhe nënën e saj.

Nuk bëhet ende i ditur emri i autorit, ndërkohë që e ëma e vajzës quhej Liri Aziaj. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Çorrovodës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve. Konflikti më pas ka vijuar në shtëpinë e familjes Azizaj, ku i riu ka qëlluar me armë zjarri ndaj të dashurës së tij dhe nënës së saj.

KOMENTE