Korçë, 1 prill, NOA - Autori i vrasjes së tre vëllezërve në fshatin Vidohovë të Devollit pak javë më parë, duket se i shpëtoi dënimit të përjetshëm.
Një fakt i tillë u konstatua gjatë seancës që u mbajt sot në Gjykatën e Korçës, e cila vendosi sot gjykim të shkurtuar për të pandehurin Besim Karaj.
Në këtë mënyrë, del jashtë funksionit mundësia e dënimit të tij me burgim të përjetshëm për krimin e trefishtë, i cili tronditi gjithë opinionin publik.
Mësohet se Karaj në seancën e sotme e pranoi fajin për vrasjen e tre vëllezërve Taulant, Eldi dhe Xhilion Mulliri në fshatin e Vidohovës në datën 29 janar.
Sipas tij, ai u shty ta kryejë vrasjen për motive xhelozie, ndërsa kishte mësuar se gruaja e tij e tradhëtonte me njërin prej tre vëllezërve, Taulantin. (vijon) ...
n.e/NOA