Parma, 1 prill, NOA - Një histori e pazakontë ka çuditur banorët e qytetit të Parmës në Itali.
Pas divorcit, bashkëshorti 37-vjeçar i ka kërkuar ish-gruas 36 vjeçe rimbursim për gjoksin e ribërë, dhuratë që ai ia kishte bërë në ditët e lumtura të martesës (i cili kushtoi rreth 3.500 euro), me pretendimin se tani nuk mund ta "gëzojë".
Pas një hezitimi fillestar dhe rezistence, gruaja ka rënë dakord, por të paguajë vetëm gjysmën e shumës. Ngjarja e publikuar në "Gazzetta di Parma" ka ndodhur në qytetin e Parmas në Itali.
Ndërsa çifti u martua pesë vjet më parë.
"Një çift rinor, i modës, çift klasik i përsosur", citon në faqet e saj gazeta.
Dhe një vit pas martesës, burri vendosi ti bëjë një dhuratë të veçantë asaj: një shtim të gjirit, për t'i shtuar pak "volum " dashurisë së tyre.
Ish-gruaja pranon të paguajë 50% të shpenzimeve, ndërsa burri kërkon rimbursim të plotë për këtë, duke pretenduar se ai nuk mund të përfitojnë më nga ajo që priste kur i bëri dhuratën.
a.k/NOA