English

Pitella: Transparenca, garanton zgjedhjet e lira

Tiranë, 1 prill, NOA - Transparenca e zgjedhjeve në vetvete është një parim i shenjtë, i cili shërben për garantimin në të ardhmen, të një procesi të rregullt zgjedhor.

Kështu e ka cilësuar kauzën e cila në fakt ka krijuar edhe konfliktin mes dy palëve politike në vendin tonë, zv/presidenti i Parlamentit Evropian, Giovani Pitella, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

"Partia Socialiste po kërkon një parim që është i shenjtë, atë të transparencës së zgjedhjeve, i cili do të garantojë në të ardhmen një proces i rregullt zgjedhor, për të kuptuar se cili është fituesi i vërtetë", tha Pitella.

Duke shtuar më pas se "mbështet çdo nismë e cila do t'i bëjë qytetarët të votojnë të qetë herën tjetër".

"Ky është mesazhi që unë u kam dhënë politikanëve shqiptarë, - tha ndër të tjera Pitella, - ku kam biseduar me ta edhe për çështjen e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian".

n.e/NOA

KOMENTE