Tiranë, 1 prill, NOA - Me rastin e festimeve në kuadër të 1-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert festiv dhe në këtë kuadër, Policia e Tiranës do të marrë masa për rritjen e sigurisë së rendit dhe qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtij aktiviteti festiv.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA prej burimeve të saj, duke saktësuar se nesër do të ketë bllokime të qarkullimit rrugor, duke filluar nga ora 15.00 deri më 24.00' përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nga ura e Lanës pranë hotel "Dajtit" dhe deri në sheshin "Nënë Tereza".
Po ashtu, duke filluar nga ora 19.00. deri më 22.00 të ditës së sotme, do të ketë kufizime të qarkullimit rrugor përgjatë segmentit të shtrirë përgjatë sheshit "Nënë Tereza".
Nga ana tjetër, bëhet me dijeni se në kuadrin e zhvillimit të ceremonive me rastin e Pashkëve ortodokse, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për automjetet edhe në rrugën e Kavajës, deri në kryqëzimin e "21 Dhjetorit", duke nisur që nesër më 2 prill nga ora 19.30' deri më 20.30' dhe më 3 prill nga ora 21.00 deri më 1.00 të ditës së nesërme.
n.e/NOA