English

Programi për emergjencat humanitare nga Vodafone

Tiranë, 1 prill, NOA - Fondacionet lokale Vodafone dhe kompanitë lokale Vodafone në mbarë botën do të bashkëveprojnë për të iniciuar një program që shërben për mbledhjen e fondeve nëpërmjet SMS-ve, të quajtur "Vodafone Red Alert".

Në sajë të "Red Alert", punonjësit e Vodafone Albania dhe klientët Vodafone do të mund të kontribojnë nëpërmjet celularit në raste të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave humanitare. Pjesë e këtij programi janë 21 vende ku operon Vodafone dhe Fondacionet lokale te saj. Ky program do të jetë funksional në të gjitha këto vende, që prej datës 1 prill 2010 dhe pa limit kohor. Pjesë e kësaj nisme është sigurisht edhe Shqipëria.

Programi "Vodafone Red Alert" do të jetë veprues në momentin që një situatë do të konsiderohet si fatkeqësi natyrore apo emergjence humanitare dhe për pasojë do të njoftohet "thirrje për kontribute në ndihmë të popullsisë së prekur" në rang kombëtar apo dhe ndërkombëtar.

Në këto raste, klientët e Vodafone Albania dhe punonjësit e Vodafone Albania mund të dërgojnë SMS nga celulari i tyre në kodin e shkurtër 54444 për të dhënë kontributin individual. Në fund të çdo iniciative humanitare për mbledhje kontributesh me ane të thirrjes "Red Alert", Vodafone Albania do bëjë publike shumën e dhuruar nga SMS-të e dërguara, shumë e cila do te vihet ne dispozicion të Fondacionit Vodafone Albania për të kryer sa më shpejt dhe në mënyrën më efikase këtë dhurim.

Iniciativa të ngjashme janë ndërmarrë edhe gjatë emergjencës humanitare që u krijua prej Cunamit në Azinë juglindore ne vitin 2004, si dhe pas tërmetit të fuqishëm që goditi Haitin në janar 2010 ku 14 kompani Vodafone në mbarë botën aplikuan mbledhjen e fondeve me anë të SMS-ve. Një shembull i ngjashëm në vendin tonë, në janarin e këtij viti ishte përgjigjia e Vodafone Albania për të mbledhur kontribute me anë të SMS-ve në ndihmë të popullsisë së prekur nga përmbytjet në Shkodër.

NOA

KOMENTE