Tiranë, 1 prill, NOA - Njëherësh me protestën që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në qytetin e Lushnjës, deputetët e PS-së do të kërkojnë në Kuvend hapjen e kutive të votimit.
Grupi parlamentar i PS-së, në mbledhjen e paradites ka vendosur që në seancën e sotme, të orës 18:00, të kërkojë hapjen e kutive të votimit. Do të jenë 12 deputetë që do të flasin në seancën e sotme, në orën e debateve jashtë rendit të ditës. Ata pritet të dorëzojnë dhe një kërkesë për këtë çështje. Pas fjalimeve deputetët e PS-së do të largohen nga salla.
Ndërkohë, në orën 19:00, në qytetin e Lushnjës do të nis protesta e degës lokale të PS-së, e cila ka si qëllim transparencën e zgjedhjeve, por edhe problemet e tjera që shqetësojnë qytetarët.
Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh sot, se "protestat nuk do orientohet nga numri i pjesëmarrësve, por nga përfshirja e të gjitha shtresave të shoqërisë".
m.xh/NOA