Lushnjë, 1 prill, NOA - Turi i protestave të Partisë Socialiste do të nis sot nga qyteti i Lushnjës. Drejtuesit lokal të degës së PS-së kanë konfirmuar se në orën 19:00 do të mbahet dhe tubimi për transparencën e zgjedhjeve dhe problemet ekonomike në vend.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e PS-së, e cila e cilëson mitingun si një aktivitet të drejtuesve lokal të partisë.
Pas protestës në këtë qytet pritet që të ketë mitingje dhe në qytetet e tjera të vendit, sipas një plani të organizuara nga drejtuesit kryesor të Partisë Socialiste.
Objekti kryesor i protestave është hapja e kutive të votimit, duke bërë të mundur transparencën e plotë të zgjedhjeve. Por këto protesta do të fokusohen dhe në krizën ekonomike dhe problemet që ka vendi, duke kërkuar largimin e qeverisë.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë, kreu i PS-së, Edi Rama u shpreh se qëllimi i protestave "do të jenë hapja e kutive dhe largimi i qeverisë Berisha".
Protesta e sotme në Lushnjë, do të drejtohet nga drejtuesit lokal të PS-së dhe deputetët e saj në Kuvend.
m.xh/NOA