English

Qëlloi me çifte dy persona, arrestohet

Librazhd, 1 prill, NOA - Forcat e policisë kanë mundësuar të kapin në një kohë rekord, personin i cili kreu një plagosje të dyfishtë në komunën e Rrajcës të Librazhdit.

Bëhet me dijeni se ai quhet Lavdërim Golemi dhe është 18-vjeç, lindur e banues në fshatin Kotodesh të Librazhdit.

Arrestimi i tij u bë pasi ai pas një grindje të çastit, duke qëlluar me çifte, personat me inicialet D.M dhe G.H, që të dy 17-vjeçarë, banorë të Rrajcës në Librazhd.

Ndërkaq, të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Librazhdit, ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, po punohet për dokumentimin e plotë të saj.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë", e cila parashikohet nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE