English

Qeveria britanike ndalon kafshët e egra në cirk

Londër, 1 prill, NOA - Qeveria britanike njoftoi se do të ndalojë përdorimin e kafshëve të egra në cirk, pasi shumica e anglezëve e kanë mbështetur këtë gjë. 94 % e të anketuarve në një konsultim publik i kanë thënë jo spektakleve të elefantëve, tigrave dhe luanëve.

"Jam dakord me pikëpamjet e të anketuarve për të mos i përdorur këto kafshë në cirk", tha ministri i Mjedisit, Jim Fitpatrick, duke shtuar se "unë jam për ndalimin e tyre".

Aktualisht, janë katër cirqe që i përdorin këto kafshë në Britani: kryesori është cirku "Great British Circus", e më pas "Peter Jolly's Circus", "Circus Mondao" dhe "Bobby Roberts Circus".

Ndërkohë, kryetari i "Shoqatës Britanike Veterinare" (Bva) u shpreh se, "në qoftë se qeveria shkon përpara me ndalimin është me rëndësi jetike që çdo kafshë të vlerësohet individualisht për të marrë masat e duhura".

Këto masa mund të përfshijnë transferimin e kafshëve në kopshte zoologjike.

a.k/NOA

KOMENTE