Romë, 1 Prill NOA - Roma është në pritje me mjaft entuziazëm për ndeshjen e saj të fundjavës me ekipin e Barit.
Megjithatë tekniku i tyre Klaudio Ranieri është mjaft i preokupuar për sa i përket gjendjes së De Rosit i cili nuk mund të jetë prezent për këtë sfidë.
De Rosi ka marrë një goditje në kavilje në ndeshjen që Roma zhvilloi me Interin javën e kaluar dhe për këtë arsye prezenca e tij në sfidën me Barin është ende në dyshim.
Lojtari do të bëjë të pamundurën për tu rikuperuar por momentalisht ai është në dyshim dhe në rast se do të mungojë atëherë për Romën dhe Ranierin do të jetë me të vërtetë një problem tepër i madh.
r.b/NOA