English

Seanca, PS shkon sot për kutitë

Tiranë, 1 prill, NOA - Deputetët e Partisë Socialiste do të jenë të pranishëm sot gjatë seancës plenare të radhës, siç edhe kishin paralajmëruar me anë të vendimit të Asamblesë së tyre Kombëtare.

Ende nuk dihet e saktë axhenda e punimeve të seancës së sotme, por është paralajmëruar nga ana e opozitës, se ajo do të jetë e pranishme gjatë saj, vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve.

Ndërkaq, parashikohet që në punën normale të Kuvendit, deputetët e Partisë Socialiste të jenë të pranishëm madje edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, por jo në ato të komisioneve parlamentare.

n.e/NOA

KOMENTE