Uashington, 1 Prill NOA - Këngëtarja Erykah Badu ka xhiruar video shokuese të cilat e prezantojnë atë plotësisht të zhveshur në vendin ku u bë atentati i ish presidentit Kennedy.
Kjo video e paraqet këngëtaren duke dalë nga makina e saj nën tingujt e muzikës së këngës me titull "Window Seat".
Ajo në këndim e sipër fillon të zhvishet duke u afruar pikurish në vendin ku është vrarë Kennedy.
Pasi arrin në këtë vend më pas ajo shtrihet duke bërë sikur e kanë qëlluar dhe për këtë arsye polemikat për Erykah Badu nuk kanë të mbaruar.
Vetë forcat policore të Dallas kanë deklaruar se nuk do të merren asnjë masë ligjore pasi për këtë ndodhi nuk ka patur asnjë denoncim.
r.b/NOA