Florida, 1 Prill NOA - Një polic në shtetin e Floridas ka bërë të mundur një arrestim falë, Google Earth.
Duke kërkuar në këtë program në qytetin e Pace, ai vuri re një burrë i cili në mënyrë të jashtëligjshme la barkën e tij.
Menjëherë agjenti i cili quhet Gregory Barnes shkoi në vendngjarje dhe konstatoi se çdo gjë ishte e vërtetë në lidhje me këtë çështje.
Ai mori menjëherë masën e arrestit për personi në fjalë pasi ky i fundit kishte tentuar të hiqte dorë nga barka e tij në një mënyrë të jashtë ligjshme.
Pikërisht për këtë akuzë tashmë ai rrezikon një dënim i cili mund të jetë deri në pesë vjet heqje lirie.
r.b/NOA