English

Tadiç: Nuk do t'i shkelim vijat e kuqe rreth Kosovës

Beograd, 1 prill, NOA - Serbia nuk është e gatshme të kalojë vijat e kuqe kur vjen puna tek Kosova, e në këtë mënyrë ajo tregon se i respekton parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një fakt të tillë e bëri me dije gjatë një konference shtypi të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Beograd, presidenti serb, Boris Tadiç, i cili tha ndër të tjera se megjithatë, "Serbia nuk do ta pranojë Kosovën".

Prandaj, ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që "të respektojë dinjitetin e Serbisë".

Sipas Tadiç, takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të përdoren si mundësi për të pranuar "as drejtpërdrejt, as në mënyrë të tërthortë shtetet që nuk ekzistojnë.

n.e/NOA

KOMENTE