English

Timo Fllokos i jepet titulli "Nderi i Qytetit" të Gjirokastrës

Gjirokastër, 1 prill, NOA/ Milena Selimi - Bashkia e Gjirokastrës, e njohur për çmimet e saj, këtë herë ia ka dedikuar nderimin e qytetit, aktorit Timo Flloko.

Absolutisht, njëri prej emrave më të shquar të kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, nuk është vënë në mëdyshje për asnjë moment për të qenë "Nderi i Qytetit" nga Bashkia e Gjirokastrës.

Ka qenë vetë kryebashkiaku gjirokastrit Flamur Bime, që ka kërkuar nderimin e Timo Fllokos.

Ai ka vlerësuar kontributin e madh dhënë nga aktori i famshëm në artin skenik dhe atë kinematografik shqiptar duke e cilësuar atë si një prej figurave më të nderuara të vendit, referuar burimeve të shtypit të Bashkisë së qytetit.

"Një artist i madh i filmit dhe teatrit, pedagog dhe intelektual i shquar i kultivimit dhe promovimit të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare", është ky motivacioni i titullit "Nderi i Qytetit" akorduar nga Bashkia e Gjirokastrës për aktorin Timo Flloko.

Për ta bërë situatën më festive janë përcjellë momente nga rolet e luajtura prej aktorit Flloko, si dhe një mini-koncert me interpretime në piano.

Timo Flloko ka lindur në Pejë, më 26 prill 1948.

Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970.

Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit.

Është gjithashtu edhe një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve.

Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç.

Por dy filmat e tij të parë, "Ngadhnjim mbi vdekjen" (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq.

U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971.

Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan me Kananin tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medalionin e Festivalit të Filmit, më 1977.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE