Durrës, 1 prill, NOA - Devis Dama, një 17 vjeçar nga Durrësi rezulton i zhdukur në rrethana misterioze për policinë e qytetit bregdetar. Denoncimi i humbjes së tij është bërë mëngjesin e sotëm nga prindërit, në komisariatin e policisë së qytetit të Durrësit.
Dama ka lindur në Likmetaj dhe ka qenë me banim në Kuraten të Durrësit. Policia është duke hetuar në disa drejtime për gjetjen e tij. Ndërkohë që ka shpërndarë dhe të dhënat fizike për të gjitha patrullat në qytetin bregdetar.
Në dispozicion të personave që mund të kenë dijeni mbi vendndodhjen e tij, policia ka vënë dhe dy numra ku mund të kontaktojnë; 129 dhe 126.
Sipas profilit të policisë, Devis Dama është i gjatë 190 centimetra, është i dobët, flokë gështenjë pak kacurrelë dhe sy ngjyrë kafe. Gjithashtu ai mban të veshura xhinse blu, pulovër me zinxhir portokalli dhe atlete të bardha.
m.xh/NOA