Lezhë, 2 Prill NOA - Update - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhon Uidhers shprehu sot publikisht një qëndrim dënues ndaj parrullave antishqiptare që përdorën disa ushtarakë grekë në paradën e festës kombëtare të 25 marsit 2010 në Athinë.
"Ne si miq të Shqipërisë i dënojmë veprimet diksrimiminuese të ekstremistëve që bënë kërcënime kundër popullit shqiptar dhe i japim të drejtë reagimeve protestuese të shqiptarëve, - ka deklaruar z.Uidhers.
***
Këtë deklaratë bëri sot Xhon L. Uidhers, Ambasador i SHBA në Shqipëri gjatë një tryeze të rrumbullakët që pati me banorë në qytetin e Lezhës, i ndjekur dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.
Ambasadori theksoi faktin se "pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh të rinj kishin hedhur parulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar.
Ai shprehu kënaqësinë se "për fat të mirë, shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve; thjesht nuk ndjehen ashtu".
Duke nënvizuar faktin se "dhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime", - Uidhers tha se ato "ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin" dhe më tej shtoi se "eEdhe ne, si miq të Shqipërisë, i dënojmë ato".
Në këtë pikë, Uidhers vlerësoi se "asnjë formë diskriminimi, kundër cilitdo, kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë modern demokratike".
e.r/NOA
Lexoni fjalimin e plotë të Uidhers: E drejta për të jetuar në paqe dhe liri
Shikoni Videon: {youtube}hslGF-0KRqI{/youtube}
Raportimet e NOA mbi ngjarjen:
Skandal në Greqi, Forcat Speciale në paradë zyrtare: Shqiptarëve do t'u derdhim gjakun, me lëkurën e tyre do qepim rrobat tona
Digjet flamuri grek në Tiranë, reagon Athina zyrtare
Presidenti grek flet për skandalin me parullat antishqiptare të ushtarëve
Ilinden: Ballkani duhet të ndahet nga historia ksenofobike mes popujve
Skandali, 3 deputetë grekë i kërkojnë interpelancë ministrit
Ekskluzive NOA - Shkarkohen në grup dhe shkojnë për ndjekje penale Forcat Speciale që klithën: "Shqiptarëve do t'u derdhim gjakun"
Skandali me thirrjet "Shqiptarëve do t'u derdhim gjakun", flet ministri i Mbrojtjes: Ngjarje e rëndë në kremtimin e festës zyrtare
Ekskluzive NOA - Qeveria greke pranon skandalin, publikon dhe ushtarakun që priu thirrjet "Shqiptarëve do t'u derdhim gjakun"
Nis hetimi nga autoritetet greke për thirrjet antishqiptare