Uashington, 2 prill, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin sot masat e reja për heqjen e skanimit të detyrueshëm të udhëtarëve në aeroporte. Rregullat aktuale sanksionojnë kontroll të detyrueshëm për pasagjerët që vijnë nga 14 vende, të cilat konsideroheshin të pasigurta nga SHBA-ja.
Një zyrtar amerikan tha se skanimi do t'u bëhet vetëm atyre udhëtarëve që dyshohen për kërcënime terroriste.
Procedurat e reja do t'i zëvendësojnë masat që u vunë në jetë pas përpjekjes për të hedhur në erë aeroplanin mbi Detroit në ditën e Krishtlindjeve.
m.xh/NOA