English

Arrestohet për agresion ndaj stjuardesës, i kafshoi dorën

Stamboll, 2 prill NOA - Ka kafshuar dorën e një hostess (stjuardese) e cila i kishte thënë pasagjerit të ulte zërin gjatë bisedës pasi bezdiste pasagjerët e tjerë.

Për këtë arsye është arrestuar në Stamboll një 28 vjeçar i cili ishte me prejardhje nga Uzbekistani.

Personi në fjalë ishte në bordin e avionit të "Turkish Airlines" së bashku me të fejuarën e tij 24 vjeçare, me drejtim për në Nju Jork.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, kjo pasi kujdestarja e aeroplanit e ftoi atë të ulej në vendin e tij dhe të sillej në mënyrë më të edukuar, ndërsa ai shpërtheu duke e sulmuar atë.

Për këtë arsye momentalisht ai gjendet nën arrest me akuzën e agresionit ndaj punonjëses së "Turkish Airlines".

r.b/NOA

KOMENTE