English

Butrinti, një perlë për brezat e ardhshëm

English Version

Butrint, 3 prill NOA - Ambasadorja Britanike, Fiona McIlwham thotë se përshëndet përfshirjen aktive të Ministrit të Kulturës për Butrintin dhe angazhimin e tij për zhvillimin e përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që përmirëson shijimin e sitit historik të Butrintit, ndërkohë që minimizon dëmin mbi ambientin dhe pasuritë arkeologjike. Iniciativa e ministrit për të organizuar më 30 mars një mbledhje më aktorët kryesorë ishte një hap shumë pozitiv.

"Duke pasur parasysh shqetësimet e fundit për projektin e rrugës në Parkun Kombëtar të Butrintit, jam e gëzuar që ministri kishte mundësinë të takonte të martën aktorët kryesorë dhe të na siguronte të gjithë për angazhimin në vazhdimësi të Qeverisë Shqiptare për të mbrojtur këtë pasuri kombëtare dhe botërore, në përputhje me detyrimet e Shqipërisë ndaj UNESCO-s. Butrinti është një perlë. Ne duhet të punojmë së bashku për të mundësuar që edhe brezat e ardhshëm të jenë në gjendje ta shijojnë të plotë", - ka deklaruar ambasadorja McIlwham.

Ambasadorja theksoi se ekspertët ndërkombëtarë u ndjenë veçanërisht të siguruar kur mësuan se: projekti i zgjerimit të rrugës do mbyllej 1 km larg nga hyrja e parkut; që do evitonte site të reja me vlera arkeologjike të zbuluara së fundmi; që nuk do ndërtohej urë mbi kanalin e Vivarit; dhe se pika e parkimit për makinat dhe autobuzët do të menaxhohej me kujdes për të bërë të mundur që dëmi vizual, mjedisor dhe arkeologjik të jetë minimal.

Ambasadorja u ndal edhe më shumë në këtë argument kur shtoi: "Zhvillimi i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm i Butrintit, bazuar në bashkëpunimin e ngushtë të enteve arkeologjike, mjedisore, turistike dhe arsimore, do jetë një model për të gjitha zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri dhe pjesën tjetër të Evropës. Autoritetet shqiptare mund të bazohen në mbështetjen ndërkombëtare të organizatave si Fondacioni i Butrintit dhe Këshilli Britanik, për ta materializuar këtë."

English Version: Butrint, a jewel for future generations

KOMENTE