Moskë, 2 prill, NOA - Do të luhet siç ishte parashikuar, të martën në stadiumin "Luzhniki" të Moskës, ndeshja mes CSKA dhe Interit. Ndeshja luhet për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Lajmi për zhvillimin e ndeshjes konfirmohet nga agjencia e lajmeve italiane ANSA, e cila citon drejtues të federatës së futbollit rus dhe të ekipit moskovit.
Ndërkohë që ndeshja e programuar sot mes CSKA-së dhe Zenitit është shtyrë, pasi forcat e rendit nuk mund të garantonin mbajtjen e qetësisë. Kjo gjë ka ardhur pasi shumica e forcave të rendit në Rusi janë të impenjuara në vendet publike, për festën e Pashkës.
m.xh/NOA