Torino, 2 Prill NOA - Kapiteni i skuadrës së Juventusit dhe simboli i këtij ekipi Alessandro Del Piero ka shprehur mendimin e tij në lidhje me dy kampionatet e hequra për ekipin e tij.
Tashmë në Itali mund të themi se po rikthehet sërish ajo gjendje e "Calciopolit", ku janë bërë të ditura se kanë mbetur dhe disa përgjime të tjera të papublikuara në të cilat përfshihet presidenti i Interit, Moratti.
Duke parë situatën e krijuar shumë persona të cilët janë pjesë e klubit të bardhë e zinjve janë shprehur se kërkojnë kthimin e dy kampionateve.
"I ndjejmë që ato kampionate janë tonët dhe shpresojmë që të na kthehen", - këto kanë qenë fjalët e Del Pieros i cili kërkon që kampionatet të jenë sërish pjesë e bardhë e zinjve.
r.b/NOA