English

Festa e Pashkeve, aktivitetet qe zhvillohen dhe masat policore

Tirane, 2 Prill NOA - Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, ka njoftuar në Policinë e Tiranës, për zhvillimin e Kremtimit të Pashkëve 2010, në datat 03 dhe 04 Prill 2010, në Kishën Orthodokse Autoqefale dhe në Selinë Zyrtare të Kryepiskupatës të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sot më datë 02 Prill 2009, do të kryhet ceremonia e nxjerrjes jashtë të "Epitafit të Shenjtë" nga Kisha me intenerar të caktuar përgjatë rrugës së Kavajës me drejtim për nga qëndra e qytetit, më pas kthim poshtë tek "Kryqëzimi i 21 Dhjetorit" dhe kthim në Kishë, me interval kohor, fillimi nga ora 19.30' dhe mbarimi ora në orën 20.30' në ambientet e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjithashtu, ditën e shtunë më datë 03 Prill 2010 nga ora 21.00' deri në orën 01.00 të ditës së nesërme, do të fillojnë kremtimet e ceremonisë solemne, që do të zhvillohen jashtë Kishës.

Nisur nga keto, Policia e Tiranes tha sot se per pasditen e sotme më datë 02 Prill 2010 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 19.30' deri më 20.30'.

Sakaq neser, më datë 03 Prill 2010 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 21.00' deri më 01.00' të ditës së nesërme.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, pohuan se kanë planifikuar dhe marrin masa për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, për garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve fetare.

e.r/NOA

KOMENTE