English

Hakmerret duke prishur 11 milionë lekë të së fejuarës

Firence, 3 Prill NOA - Pasi u braktis nga e fejuara mendoi se mënyra më e mirë për t'u hakmarrë ishte blerja online me paratë e saj.

Djali në fjalë bëri diçka të tillë duke shpenzuar një sasi parash prej 81 mijë eurosh ose rreth 11 milionë lekë të rinj.

Sapo mori këtë faturë, ish e fejuara e tij e kuptoi menjëherë ç'kishte ndodhur dhe për këtë gjë ajo ngriti padi në forcat policore duke i bërë të ditur se ish i fejuari i saj kishte hyrë në llogarinë e vajzës duke bërë shpenzime pa asnjë lloj autorizimi.

Në lidhje me këtë çështje autoritetet kanë marrë shumë masa pasi rastet e ngjashme si këto janë shtuar së tepërmi.

r.b/NOA

KOMENTE