Pekin, 2 prill, NOA - Presidenti kinez, Hu Jintao, i tha dje homologut të tij amerikan Barak Obama, se marrëdhëniet ekonomike e tregtare dypalëshe "stabile" dhe "të shëndetshme" janë në interes të të dy vendeve.
Agjencia zyrtare "Kina e Re" duke iu referuar bisedës telefonike që dy udhëheqësit kanë bërë natën e kaluar.
"Presidenti Hu Jintao tha se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të janë në interes të të dy vendeve", njoftoi agjencia e Pekinit.
Presidenti i SHBA Barak Obama gjatë bisedës telefonike i ka kërkuar homologut të tij kinez Hu Jintao të punojnë së bashku për çështjen bërthamore të Iranit ka raportuar Shtëpia e Bardhë.
Gjithashtu të dy udhëheqësit kanë theksuar edhe rëndësinë e "një marrëdhënie pozitive dypalëshe.
a.k/NOA