English

Kancelari i ribashkimit, 80-vjetori i Helmut Kolit

Berlin, 2 prill, NOA - Helmut Kol është kancelari i bashkimit gjerman, që para se të bëhej ribashkimi, i cili ka qenë edhe synimi i politikës së tij.

Në këtë çështje ai u tregua luftëtar i paepur dhe arriti ta realizojë synimin e tij politik.

Berlin, 10 nëntor 2009. Njëzetë vjet pas rënies së Murit tre politikanë takohen edhe një herë së bashku, tre politikanë, që kanë përshkruar rrugën e Bashkimit gjerman. Michail Gorbatschov, George Bush i vjetri dhe Helmut Koli.

Ish-kancelari mund të flasë vetëm duke u munduar, pasi pas një aksidenti të rëndë ai ndodhet në një karrocë.

"Unë kam një arsye të jem krenar, megjithë zemërimet dhe fustrimet, që kam kaluar. Nuk kam asgjë tjetër për çfarë të jem krenar, sa jam për ribashkimin gjerman".

Në vetëdijen e gjermanëve ai është ngulitur si kancelari i bashkimit gjerman. Të paharruara janë fjalët e tij të 19 dhjetorit 1989, të thëna në Drezden, kur ndodhej para një grupi njerëzish, që festonin: "Dhe këtë po jua them në këtë shesh me traditë: Synimi im mbetet, nëse e lejon ora e historisë, bashkimi i kombit tonë".

Bashkimi gjerman ka qenë për Kohlin synim i politikës së tij

Dhe kjo shumë kohë para se të kryhej ribashkimi. Por deklarimi i këtij synimi për vite me radhë dëgjohej si ritual i ngrirë. Për shembull në deklaratën e tij qeveritare të vitit 1987. "Për ne politikë gjermane do të thotë, që ti krijojmë mundësinë e afrimit njerëzve, që duhet të jenë bashkë. Prandaj ne duhet të mbajmë gjithmonë të gjallë vetëdijen për bashkimin e kombit tonë".

Kur dy vjet më vonë Muri i Berlinit ra, vetëdija e bashkimit gjerman tek popullsia gjermano-perëndimore kishte kohë që ishte shuar. Edhe qytetarët e Gjermanisë lindore, që festonin në Berlin lirinë e sapofituar, nuk kërkonin ende në këto ditë revolucionare ribashkimin gjerman.

Kur Helmut Kol u gjend më 10 nëntor të 1989-ës para Bashkisë së Shënebergut (Lagje e Berlinit), krah kryetarit të Bashkisë Valter Momper dhe socialdemokratit Villy Brandt, duke kënduar himnin gjerman, turma e njerëzve filloi ta fishkëllente.

Por Kol nuk e prishi gjakun dhe vazhdoi i vendosur të luftonte për bashkimin e kombit të ndarë.

Për këtë i duhet të bindte fillimisht aleatët në Evropë dhe në SHBA.

Aletatët vëzhgonin me ndjenja të përziera zhvillimet në Gjermani. Por më e vështirë dhe thelbësore ishte marrja e aprovimit nga Bashkimi Sovjetik.

Në shkurt të 1990-ës, Kol u takua me Michail Gorbatschov-in. Pas bisedës dyorëshe ai deklaroi krenar dhe i kënaqur: "Unë kam për ti transmetuar një mesazh të vetëm të gjithë gjermanëve: Sekretari i Përgjithshëm Gorbatschov dhe unë jemi të një mendje se është vetëm e drejta e popullit gjerman të vendosë, nëse do që të jetojë në të ardhmen në një shtet të përbashkët".

Në këtë mënyrë u arrit kthesa e parë në skenën ndërkombëtare

Pak javë më vonë në RDGJ (DDR) u zhvilluan zgjedhjet e para të lira parlamentare (zgjedhjet për Kuvendin Popullor), të cilat i fitoi aleanca e partive Aleanca për Gjermaninë. Në gusht të 1990-ës Kuvendi Popullor deklaroi përfshirjen e RDGJ (DDR) në territorin, ku ishte në fuqi Kushtetuta federale. Si datë e bashkimit gjerman u përcaktua 3 tetori 1990.

Helmut Kol ndodhej në atë kohë në majë të pushtetit dhe me dëshirë të realizuar.

Në fjalimin e tij të mbajtur për dëgjuesit e Deutche Velles ai tha: "Të dashur bashkatdhetare. Pas 40 vitesh të hidhura të ndarjes së Gjermanisë, atdheu ynë u bashkua sërish. Për mua ky është momenti më i lumtur i jetës"

Ribashkimi gjerman, për të cilin ai luftoi i vendosur deri sa e zbatoi, i dha atij edhe dy legjislacione të tjera qëndrimi si kancelar federal.

Deutche Velle

KOMENTE