Shkodër, 2 prill, NOA - Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal, i cili kryente vjedhje dyqanesh dhe lokalesh private në qytetin verior.
Në kuadër të këtij aksioni, mësohet se janë ndaluar personat me emrat B. Demaj dhe Emiljan Demaj, që të banues në fshatin Kullaj të Malësisë së Madhe, për të cilët u konfirmua se kanë realizuar në periudha të ndryshme disa vjedhje.
Kështu, ata kanë tentuar të vjedhin me dhunë një lokal privat në qytetin e Laçit.
Nga ana tjetër, në bashkëpunim dhe me 22-vjeçarët Eduart Doçaj dhe Drilon Hilajn, për të cilët është bërë shpallje në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, në kohë të ndryshme kanë kryer dhe tre vjedhje të tjera dyqanesh në këtë qytet.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të këtyre personave iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim".
n.e/NOA