English

Kuvendi përkujton martirët e masakrës së 2 prillit '91

Tiranë, 2 prill, NOA - Në ceremoninë e veçantë për anëtarësimin e 1-vjetorit të Shqipërisë në NATO, me të rinj dhe të reja nga vendi, kryeparlamentarja Topalli përkujtoi edhe një tjetër përvjetor, atë të 2 prillit të vitit 1991, ku katër të rinj u ekzekutuan barbarisht nga regjimi komunist në Shkodër.

Duke vlerësuar veprën e tyre heroike në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, Topalli theksoi se "sot pas 20 vitesh, ëndrra e tyre për një Shqipëri evropiane është shndërruar në realitet".

"Në këtë përvjetor të ngjarjes historike të Shqipërisë në NATO, unë nuk mund të rri pa përmendur edhe një përvjetor tjetër, 2 prillin, i cili më kujton atë ditë të vështirë, kur katër të rinj, ndonjëri pak mbi moshën tuaj, të tjerët pak a shumë sa ju, u vranë në Shkodër, sepse kërkonin lirinë dhe kërkonin rrëzimin e komunizmit. Le të nderojmë kujtimin e 2 prillit të këtyre katër të rinjve", u shpreh Topalli.

Dhe në nderim të thellë të veprës së katër "Dëshmorëve të Demokracisë", Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut, Topalli i ftoi të rinjtë dhe të rejat të mbanin një minutë heshtje.

n.e/NOA

KOMENTE