English

Leonardo: Lufta për titull është ende e hapur

Milano, 2 Prill NOA - Për sa i përket fitimit të kampionatit italian të gjithë janë duke folur për një dyluftim midis Romës dhe Interit por, Milani është vetëm një hap larg tyre dhe vetë tekniku i kësaj skuadre është mjaft optimist në lidhje me këtë fakt.

Edhe pse rezultatet e fundit nuk kanë treguar një ekip në formë, Leonardo është tepër i bindur se skuadra e tij në ndeshjet e mbetura do të japë maksimumin për të arritur rezultate pozitive.

"Lufta për titull është ende e hapur dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur këtë qëllim", - deklaroi Leonardo duke shprehur optimizmin e tij për fitimin e Seria A.

Milani në fundjavë do të përballet me Kaljarin dhe Leonardo në këtë ndeshje do të rikuperojë dhe disa nga lojtarët e tij, ku mund të përmendim Huntelaar, Pirlo dhe Ronaldinho.

r.b/NOA
KOMENTE