English

Lindi pa vaginë, ia vendosin mjekët

Torino, 2 prill, NOA - Ajo arriti në pragun e pjekurisë si femër pa vaginë, por kirurgët e Torinos ia kanë mbushur zbrazëtinë e krijuar nga natyra me një vaginë artificiale përmes një operacioni.

Historia i përket një vajze 18-vjeçare nga Torinoja, e cila vuan nga sindromi i rrallë Rokintansky dhe isthmus i mitrës, por që për herë të parë është realizuar një vaginë e re në trupin e saj, duke përdorur një pjesë të zorrëve, të cilat janë lidhur më pas me trupin e mitrës.

Doktorët e spotait u treguan mjaft optimistë pas operacionit dhe thanë se vajza do të kthehet në një jetë normale dhe gjithashtu do të ketë edhe një fëmijë.

"Kjo ishte shumë komplekse, - shprehet dr.Fontana, - ne krijuam një kanal në mes të rektumit dhe të fshikëzës e kemi hyrë në vaginë duke ndërtuar një seksion të brendshëm të saj, i cili nuk ekzistonte më parë".

n.e/NOA

KOMENTE