English

Mario Balotelli kërkon falje

Milano, 2 Prill NOA - Ka ardhur më në fund sqarimi midis Mario Balotellit dhe teknikut të skuadrës së Interit Jose Murinjo për të cilin është folur shumë në ditët e fundit.

Ishte mëngjesi i sotëm në të cilin erdhi ky sqarim i shumë pritur kjo falë dhe ndërhyrjes së Gabriele Orialit.

Balotelli më në fund vendosi të kërkojë falje për gjithçka ka ndodhur dhe ai dëshiron të jetë i dobishëm për ekipin e tij në ndeshjet fundit të mbetura të këtij sezoni.

Ai ka theksuar se kërkon të harrojë të shkuarën dhe të përqendrohet vetëm tek e ardhmja e ekipit të tij.

Një lajm ky i cili është mjaft i mirë për Murinjon pasi Balotelli në këtë moment është mjaft i nevojshëm për skuadrën dhe do të jetë një armë plus për to.

SuperMario tashmë pritet të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e ardhshme të Interit, e cila do të luhet ditën e shtunë me Bolonjën.

r.b/NOA

KOMENTE