Ankara, 2 prill, NOA - Turqia do të kthejë ambasadorin e saj në Uashington, një muaj pasi e tërhoqi në shenjë proteste ndaj rezolutës së komitetit të Kongresit, i cili e cilësoi si gjenocid vrasjet masive të armenëve nga turqit osmanë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se ambasadori, Namik Tan do të kthehet javën e ardhshme
Në datat 13 dhe 13 prill, Erdogan do të marr pjesë në samitin e energjisë bërthamore në SHBA.
Ambasadorja turke në Suedi u kthye në fillim të javës pasi u tërhoq për shkak të miratimit të një rezolute të ngjashme në parlamentin suedez.
Acarimi i marrëdhënieve mes SHBA dhe Turqisë erdhi me miratimin e rezolutës së kongresit për gjenocidin armen.
Turqia pranon se janë vrarë shumë armenë, por e hedh poshtë fjalën "gjenocid", duke thënë se bilanci i të vdekurve është fryrë, dhe se shumë turq gjithashtu janë vrarë gjatë luftës dhe trazirave civile.
m.xh/NOA