Apeli: Qeveria të mbrojë jetën dhe familjen e Klodit të Big Brother!
Lezhë, 2 Prill NOA -Drejtoria e Policisë së Lezhës tha sot se gjithçka është përhapur në media përmes organizatave në mbrojtje të homoseksualëve, është nju mashtrim i mirëfilltë.
Nisur nga lajmet e dhëna në median e shkruar dhe vizive, përsa u përket kërcënimeve të pretenduara se i janë bërë familjes Çela,( familja e Klodit, banor i spektaklit "Big Brother Albania"), për t'u larguar nga qyteti i Lezhës, Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë tha se sqaron opinionin publik, se pas verifikimeve të bëra, rezulton se familja Çela banon në qytetin e Durrësit.
"Gjithashtu bëjmë me dije familjen Çela, duke u premtuar se nuk kanë dhe as nuk do kenë asnjë lloj shqetësimi apo kërcënimi nga asnjë banor i Lezhës, në çdo lloj momenti kur ata duan te kthehen ne qytetin e Lezhës, dhe në rast se do shfaqen te tilla probleme do ketë bashkëpunim dhe përkrahje maksimale ndaj tyre", - thuhet në reagim.
Por nga ana tjetër, Drejtoria e Policisë Lezhë dhe Komisariati, konfirmojnë edhe se
nuk është bërë asnjë denoncim përsa i përket ndonjë kërcënimi të mundshëm të ndonjë pjesëtari të kësaj familjeje.
e.r/NOA
Lexoni mbi argumentin dhe si nisi replika:
Apeli: Qeveria të mbrojë jetën dhe familjen e Klodit të Big Brother!