English

Prefekti Dajçi: Familja e Klodit, 5 vjet që s'është në Lezhë

Lezhë, 2 prill, NOA - Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, ka deklaruar se familja e Klodit, djalit që deklaroi publikisht homoseksualitetin e tij në "Big Brother", ka mëse 5 vjet që nuk jeton në qytetin e Lezhës dhe nuk është e vërtetë se ajo u largua këto ditë për shkak të kërcënimeve me jetë.

Nëkëtë mënyrë, zyrtari i lartë ka hedhur poshtë faktin e publikuar në media së fundmi se familja e Klodit është detyruar të largohet nga Lezha pas kërcënimeve mbi pohimin e tij për përkatësinë seksuale, si të përçmuar dhe të padëshiruar.

"Familja e Klodit ka vetëm një leje qëndrimi në Lezhë, por nuk ka ndonjë shtëpi këtu. Kanë banuar dikur nga lagjia Varosh, por ata kanë vite që kanë ikur që andej", ka bërë me dijeni prefekti i Lezhës.

n.e/NOA

KOMENTE