English

RENEA arreston të kërkuarin për tre vrasje

Tiranë, 2 prill, NOA - Murat Nezha, autori i tre vrasjeve të bëra 9 vite më parë në qytetin e Kavajës, është arrestuar dje nga forcat speciale RENEA. Për 33 vjeçarin Nezha ka pasur një vendim gjykate me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë në vitin 2001.

Për nëntë vite ai ka arritur ti shpëtonte policisë, ndërsa pas një operacioni të mirë organizuar, forcat RENEA kanë arritur ta arrestojnë mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Kodër Kamëz në Tiranë.

"I shumëkërkuari është shpallur fajtor për vrasjen e 3 shtetasve, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kavajës me datë 30 dhjetor 2001", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA

KOMENTE