Moskë, 2 prill, NOA - Kanë prerë enët e gjakut në duar, në përpjekje për të kryer vetëvrasje.
Kjo u ka ndodhur të paktën 10 të burgosurve në një burg në rajonin Saratov në jug të Rusisë.
Prokurorët thanë se të dënuarit u përpoqën të vrasin veten pasi ishin mbyllur në qeli, për shkak se kishin refuzuar të dalin në shëtitjen e zakonshme në oborrin e burgut në qytetin Engels.
Mediat vendase bëjnë me dijeni se në incidentin e lartpërmendur, janë përfshirë nga 10 deri 15 të burgosur.
n.e/NOA