English

Serbia kërkon ish-nazistin me nënshtetësi amerikane

Beograd, 2 prill, NOA - Numri jo i vogël i proceseve penale në Gjykatën e Hagës për krime lufte ndaj ish-drejtuesve të ushtrisë serbe gjatë dekadës së fundit, nuk ka përse ta ndaloj Serbinë që të kërkoj dënimin e krimeve naziste. Gjykata e Serbisë ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për një shtetas amerikan, që dyshohet për krime lufte, të cilat i ka kryer si oficer nazist në Beograd gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësi i gjykatës serbe tha se bèhet fjalë për 88 vjeçarin, Peter Egner, i cili kërkohet për vrasjen e 17 mijë civilëve, kryesisht hebrenj, romë dhe të burgosur politikë në periudhën 1941-1943 gjatë pushtimit gjerman.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar gjykatës federale t'ia marrë nënshtetësinë Egnerit, gjermanit etnik të lindur në ish-Jugosllavi. Ky vendim mund të sjellë dhe kthimin e 88 vjeçarit në Serbi.

m.xh/NOA

KOMENTE