Moskë, 2 prill, NOA - Mediat ruse bëjnë me dijeni se është arritur të identifikohet një nga atentatoret, e cila shkaktoi sulmet terroriste në metronë e Moskës para katër ditësh.
Bëhet me dijeni se ajo është e veja e një rebeli islamist, të cilin e kishin vrarë gjatë një kontrolli policor në Dagestan.
Ndërsa janë botuar edhe fotografi të 17-vjeçares, aludohet se atentatorja tjetër duhet të jetë një 20-vjeçare nga Çeçenia, i shoqi i së cilës ishte vrarë në muajin tetor.
Nga ana e tyre, liderët çeçenë e kanë marrë përsipër sulmin publikisht, duke e pohuar një fakt të tillë në një media televizive përmes një videoje.
n.e/NOA